Art&Argëtim

Hyri fshehurazi në koncertin e Taylor Swift me biletë të rreme, 51-vjeçari tregon mënyrën se si ja arriti

Më pas ai u ul në tribunë dhe zbriti në dyshemenë e stadiumit, duke fituar lehtësisht akses.

1 Mars 2024, 17:31 Nga S.B
Hyri fshehurazi në koncertin e Taylor Swift me biletë të rreme,
Taylor Swift

AUSTRALI- Një fans i këngëtares Taylor Swift ka zbuluar në rrjetin e tij social TikTok se si arriti të hynte fshehurazi në koncertin ‘Eras Tour’. Burri 51-vjeçar filmoi veten duke printuar një leje të rreme ‘Access All Areas’ që lejon aksesin në të gjitha arenat apo tribunat. Më pas ai u ul në tribunë dhe zbriti në dyshemenë e stadiumit, duke fituar lehtësisht akses.

“Së pari ju duhet të bëni një letër-leje ‘Access All Areas’ më pas ju duhet guxim dhe thjesht ecni drejt sikur të jeni pronari i vendit”, tha ai në video.

Pas një serie klipesh nga koncerti, videoja më pas u hoq nga policia.

Hyri fshehurazi në koncertin e Taylor Swift me biletë të rreme,
pjesë nga videoja

“Më gjobitën dhe u ndalova për gjashtë muaj”, shtoi ai.

Kjo do të thotë se ai nuk mund të shkojë në shfaqjen e Pashkëve, por ai insiston se do të shkojë gjithsesi. Klipi përfundon me të duke kënduar këngën hit të Taylor, ‘We Are Never Ever Getting Back Together’. Disa persona kanë komentuar se si është kapur nga policia, por nuk duket se ka pasur një shpjegim nga ana e tij. Policia konfirmoi se burri u gjobit me 150 dollarë dhe u ndalua për gjashtë muaj të hyjë në stadium.

taylor swift hyri fshehurazi ne koncertin e taylor swift

Sondazh

Poll