Art&Argëtim

Zbulohet hieroglifi 2 mijë vjeçar në Pompei të Italisë/ Përshkruan skena të mitologjisë greke

Gjatë punimeve restauruese dhe gërmimeve hieroglife me vlerë të konsiderueshme" dolën në dritë, brenda dhe rreth Shtëpisë së Ledës, një nga ndërtesat e Pompeit të lashtë që u shkatërrua dhe u varros në hi kur mali Vezuv shpërtheu në vitin 79 pas Krishtit.

1 Mars 2024, 20:45 Nga S.N
Zbulohet hieroglifi 2 mijë vjeçar në Pompei të
Foto Ilustrim

ITALI- Hieroglife mbreslënëse që përshkruajnë një skenë nga mitologjia e lashtë greke u zbulua në Pompei të Italisë. Njoftin e bëri ditën e sotme menaxhemnti i zonës së famshme arkeologjike që ndodhet në Napoli në Italinë Jugore. Gjatë punimeve restauruese dhe gërmimeve hieroglife me vlerë të konsiderueshme" dolën në dritë, brenda dhe rreth Shtëpisë së Ledës, një nga ndërtesat e Pompeit të lashtë që u shkatërrua dhe u varros në hi kur mali Vezuv shpërtheu në vitin 79 pas Krishtit.

Hieroglifi më mbresëlënës është padyshim ai që përshkruan Phrixos dhe motrën e tij binjake, Helli, duke ikur mbi dashin e artë për t'i shpëtuar njerkës së tyre, i kapur fort pas kafshës së shkretë, shikon pa mundur të ndërhyjë, teksa motra e tij bie në detin që mban emrin e saj.

“Ky hieroglif na tregon dy të arratisur në detin e Greqisë antike”, komentoi drejtori i Pompeit, Gabriel Zuchtriegel. Duket si një pikturë me kornizë në një mur të verdhë të artë, të zbukuruar me modele të përpunuara. Ndërsa hieroglifet e tjera paraqesin natyra të qeta dhe portrete grash.

Gërmimet vazhdojnë në Shtëpinë e Ledës, me synimin për të rivendosur planin e saj origjinal dhe për të mbledhur informacion të mjaftueshëm për të identifikuar dhomat kryesore të dy shtëpive të tjera që ndodhen në jug dhe në veri të kësaj shtëpie. Muralet gjithashtu pastrohen nga hiri vullkanik, përpara se të fillojë procesi i konservimit dhe restaurimit.

Hiri vullkanik i hedhur 2000 vjet më parë nga mali Vezuv ndihmoi në mbajtjen e qytetit pothuajse të paprekur, ashtu si edhe trupat e rreth 3000 të vdekurve nga ajo fatkeqësi. Pompei është atraksioni i dytë turistik më i vizituar në Itali, pas Koloseut.

hieroglif mitologjia greke pompei

Sondazh

Poll