29 Shkurt 2024, 14:22
Nga r.ll
floriana garo
TIRANË- Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Floriana Garo ka reaguar lidhur me raportin e Freedom House, në të cilin thuhet Shqipëria është një vend me mungesë transparence, qeverisje jofunksionale, dhe pa zgjedhje të lira.
Sipas Garos, këto tri faza përshkruajnë modelin e qeverisjes së 10 viteve të fundit të narkoregjimit të Edi Ramës. Ajo ka përsëritur kërkesën për një qeveri teknike që sipas PD siguron zgjedhje të lira dhe të pranuara nga gjitha palët.
DEKLARATA E PLOTË:
Në raportin e fundit të Freedom House Shqipëria është një vend me mungesë transparence, qeverisje jofunksionale, dhe pa zgjedhje të lira. Këto tri fraza përshkruajnë në fakt shkurt, prerë dhe qartë, modelin e qeverisjes së 10 viteve të fundit të narkoregjimit të Edi Ramës.
Organizata “Freedom House”, me qendër në Uashington, sapo ka publikuar raportin vjetor, ku Shqipëria vazhdon të konsiderohet “vend pjesërisht i lire”, me sistem hibrid të qeverisjes. Mungesa e transparencës dhe qeverisja jofunksionale vazhdojnë të përbëjnë tiparin themelor te regjimit në Shqipëri, sipas autores së raportit për vendin tonë, në një intervistë për Zërin e Amerikës. Nëse transparenca duket si një term i boshatisur nga kuptimi, ajo që bie në sy në artikulimin e Freedom House është vlerësimi i zgjedhjeve lokale të 14 majit 2023.
“Nuk është krijuar një mjedis për zgjedhje më të lira dhe më të drejta”, thekson hartuesja e raportit të Freedom House.
Partia Demokratike e vlerëson raportin e Freedom House dhe sidomos përcjelljen në të të shqetësimit tonë për zgjedhjet e fundit, pasqyruar edhe në raportin final të OSBE-ODHIR.
Partia Demokratike ju bën thirrje organizatave dhe partnerëve ndërkombëtarë të vazhdojnë me trysninë ndaj qeverisë Rama, i cili shpërfill një prej rekomandimeve parësore të OSBE-ODHIR dhe të partnerëve, një reformë elektorale gjithpërfshirëse.
Partia Demokratike rithekson qëndrimin e saj se, pa zgjedhje të lira dhe të ndershme nuk mund të ketë një Shqipëri funksionale.
Gjithashtu me Edi Ramën në krye të qeverisë nuk mund të ketë zgjedhje të lira dhe as funksionalitet.
Kërkesa e opozitës mbetet relevante edhe në dritën e përfundimeve të raportit të Freedom House: një qeveri teknike që siguron zgjedhje të lira dhe të pranuara nga të gjitha palët. O sot o kurrë!
floriana garo partia demokratike raporti i freedom house
Politike
29 Shkurt 2024, 13:54
N.F
Eno Bozdo
TIRANË- Anëtari i kryesisë së PD-së, Eno Bozdo në një deklaratë për mediat ditën e sotmë...
Politike
29 Shkurt 2024, 13:42
r.ll
pamje nga konferenca
TIRANË- Pak minuta më herët u zhvillua konferenca e përbashkët për gazetarët mes kryeministrit Edi ...
Politike
29 Shkurt 2024, 13:21
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar propzoimin e Presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky ditën e djeshme pë...
Politike
29 Shkurt 2024, 13:14
I.A
Oliver Varhelyi
TIRANË- Komisioneri Evropian për Fqinjësinë e mirë Oliver Varhelyi ka deklaruar Shqipëria është...
Politike
29 Shkurt 2024, 13:05
I.A
Olivér Várhelyi
TIRANË- Komisioneri Evropian për Fqinjësinë e mirë Oliver Varhelyi ka zbardhur diskutimet n&eum...
Politike
29 Shkurt 2024, 13:02
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se pengesa më e madhe për rajonin tonë është mendësia mes vendeve t&...
Politike
29 Shkurt 2024, 12:56
I.A
Oliver Varhelyi
TIRANË- Komisioneri Evropian për Fqinjësinë e mirë Olivér Várhelyi ka deklaruar me planin e ri ...
Politike
29 Shkurt 2024, 12:50
Olivér Várhelyi
TIRANË- Komisioneri Evropian për Fqinjësinë e mirë Olivér Várhelyi ka deklaruar se pla...
Politike
29 Shkurt 2024, 12:35
r.ll
frederica mogherini dhe edi rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama foli pas nënshkrimit të marrëveshjes për hapjen e kampusit të...
Politike
29 Shkurt 2024, 12:39
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar ditën e sotme se plani i ri i mbështetjes ekonomike nga BE-ja për vendin tonë,...