Politike

Varhelyi: 6 mld euro për Ballkanin Perëndimor, deri në 2027 rajoni do të ketë të njëjtin nivel ndihmash

Ndërkohë që shtoi se pas vitit 2027 do të jetë e vështirë që vendet e Ballkanit Perëndimor mos të jenë gati për anëtarësimin në BE.

29 Shkurt 2024, 12:56 Nga I.A
Varhelyi: 6 mld euro për Ballkanin Perëndimor, deri në 2027
Oliver Varhelyi

TIRANË- Komisioneri Evropian për Fqinjësinë e mirë Olivér Várhelyi ka deklaruar me planin e ri të ndihmës do të këtë më shumë investime dhe do të rriten financat e Ballkanit Perëndimor. Gjatë konferenës për mediat, Varhelyi theksoi se 6 miliardë euro do të jenë ndihma për rajonin. Ndërkohë që shtoi se pas vitit 2027 do të jetë e vështirë që vendet e Ballkanit Perëndimor mos të jenë gati për anëtarësimin në BE.

"Dita e sorme ka qenë një  inkurajim për ne, unë doja të përmendja korsitë e gjelbërta të krijuara gjatë Covidit, e cila lehtësoi shumë gjëra. Këto janë ato gjëra që njerëzit duan ti ndjejnë ti prekin, këto janë pjesë  të këtij plani. Prandaj, ne kemi të tregojmë se cilat gjëra janë të mira për një vend kur bëhet pjesë e BE. Një element tjetër është që rajoni juaj do të bëhet pjesë e BE shumë shpejt, prandaj ne duhet të aplikojmë disa rregulla që ju duhet ti bëni sa më shpejt. elementi i tretë ka të bëjë me konkurencën dhe do të ishte e padrejtë që ne ti kërkonim Ballkanit Perëndimor që ata të merrnin pjesë në tregun e përbashkët, krahasuar me kompanitë tona, pasi secila ka kostot e veta. Udhëheqësit e BE kanë firmosur dokumentin ku 6 miliardë euro do të duhet ndihmojnë shtetet dhe deri në 2027 rajoni do të duhet të gëzojë të njëjtin intesitet. Edhe pas vitit 2027 do të ishte e vështirë që vende të rajonit të mos ishin gati. Në rast se ju doni të trajtoheni si një vend të BE, atëherë dhe ju duhet t’i trajtoni si vende të BE. Kjo do të thotë që për bizneset do të jetë më lirë për të futur produktet në shtëpi dhe në rast se do të bëni tregti me Ballkanin Perëndimor atëherë sërish do të jetë më lirë. Pra, mendoj që ajo që keni parë sot do të ndryshojë tërësisht realitetit," tha Verhelyi.

oliver varhelyi

Sondazh

Poll