Politike

Rama: Pengesa më e madhe është mendësia mes vendeve të rajonit

Po ashtu ai ka theksuar se duhet bërë puna e brendshme mes rajonit, në mënyrë që plani i BE-së të sjell rezultate.

29 Shkurt 2024, 13:02 Nga I.A
Rama: Pengesa më e madhe është mendësia mes vendeve
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se pengesa më e madhe për rajonin tonë është mendësia mes vendeve të Ballkanit Perëndimor. Gjatë konferencës për mediat, Rama ka deklaruar se fillimisht duhet që të bëhet plani rajonal. Po ashtu ai ka theksuar se duhet bërë puna e brendshme mes rajonit, në mënyrë që plani i BE-së të sjell rezultate.

“Pengesa e vetme më e madhe këtu është mendësia midis vendeve të rajonit, sepse siç e thashë më parë, ky plan i ri i rritjes, sa i takon asaj që duhet të bëjmë në planin rajonal, është ajo për të cilën kemi rëndë dakord 10 vite më parë, në Procesin e Berlinit, ajo që kemi çuar përpara me Ballkanin e Hapur, arsyeja pse për 10 vjet, nuk arritëm të përparonim ishte mendësia dhe ndërhyrja e çështjeve politike dhe retorikës së politkave të brendshme kundër interesave tona. Pra, pengimi i qarkullimi të kamionëve është kundër frymës së Procesit të Berlinit, dhe planit të ri të rritjes. Deri më tani, shohim që ka vullnet të mirë. Deklarata e përbashkët u miratua nga të gjashtë vendet, ndaj le të shohim. Nëse i bëjmë gjërat së bashku, do të ecim të gjithë. Nëse jo, do të dështojmë të gjithë. Të përfitosh nga ajo që ky plan sjell, duhet të japim rezultate. Është puna e brendshme. Plani i rritjes nuk është i shkëputur nga reformat. Plani i rritjes është bashkëudhëtar i procesit tonë në rezultatet në reforma. Ne si Shqipëri na duhet të ecim përpara me një valë reformash," tha Rama. 

edi rama

Sondazh

Poll