Politike

Komisioneri Varhelyi: Ideja e planit të rritjes ekonomike është konceptuar në Tiranë, inkurajim për të ecur përpara

Gjatë konferencës për mediat, Varhelyi ka theksuar se ky është inkurajim për të ecur përpara dhe në mënyrë të përshpejtuar. 

29 Shkurt 2024, 12:50 Nga DOSJA
Komisioneri Varhelyi: Ideja e planit të rritjes
Olivér Várhelyi

TIRANË- Komisioneri Evropian për Fqinjësinë e mirë Olivér Várhelyi ka deklaruar se plani i mbështetjes dhe i rritjes ekonomike në Ballkanin është konceptuar në Tiranë. Gjatë konferencës për mediat, Varhelyi ka theksuar se ky është inkurajim për të ecur përpara dhe në mënyrë të përshpejtuar. 

"Ideja e planit të rritjes ka qenë i konceptuar në Tiranë. Në diskutimet e mëparshme që kemi pasur me kryeministrin dhe udhëheqësit e tjerë të rajonit. Nuk është vetëm ide e BE që ka vendosur që kjo gjë të realizohet, por edhe ideja e gjithë rajonit. Po punojmë për të miratuar legjislacionin e duhur, por vijojmë edhe diskutimet se ç’duhet bërë. Dita e sotme është inkurajim i madh për të gjithë ne për të ecur përpara në mënyrë të përshpejtuar. Nga pagesa në euro përfitojnë bizneset dhe qytetarët," tha Varhelyi.

Sondazh

Poll