Politike

Vetoja nga Greqia, Varhelyi: Shqipëria është gati të hapë kapitullin e parë të negociatave

Ai ka theksuar se nuk ka fqinjësi të mirë nëse e pengon fqinjin që të ecë përpara. 

29 Shkurt 2024, 13:14 Nga I.A
Vetoja nga Greqia, Varhelyi: Shqipëria është gati të
Oliver Varhelyi

TIRANË- Komisioneri Evropian për Fqinjësinë e mirë Oliver Varhelyi ka deklaruar Shqipëria është gati që të hapë kapitullin e parë të negocitave me Bashkimin Evropian. Gjatë konferencës për mediat, Varhelyi është pyetur për veton që i vendosi Greqia Shqipërisë për hapjen e negociatave. Ai ka theksuar se nuk ka fqinjësi të mirë nëse e pengon fqinjin që të ecë përpara. 

"Veprat tuaja kanë treguar çfarë keni arritur. Mos harroni ku ishit në tetor 2018. E ku jeni tani. Jemi të dakordësuar në Bruksel se Shqipëria është gati të hapë kapitullin e parë. Unë nuk kuptoj pse nuk e marrim dot këtë vendim. Edhe pse kuptoj rëndësinë e marrëdhënieve të mirë me fqinjët, që nuk ndërtohen nëse pengon tjetrin të ecë para. Shpresoj që në muajt në vijim të kalojmë tek negociatat sepse duam të hapim grup negociatat e para," tha Varhelyi.

oliver varhelyi

Sondazh

Poll