Politike

Propozimi i Zelenskyt për armët, Rama: Të gjithë thamë po, duhet të investojmë në mbrojtje

Po ashtu, Rama ka theksuar se ata po punojnë për të gjetur partnerët e duhur për të ndërtuar industrinë prodhuese të armëve.

29 Shkurt 2024, 13:21 Nga I.A
Propozimi i Zelenskyt për armët, Rama: Të gjithë thamë
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar propzoimin e Presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky ditën e djeshme për bashkëpunimin në fushën e prodhimit të armëve. Gjatë konferencës për mediat, Rama ka deklaruar se nuk ka qenë vetëm Shqipëria që e ka pranuar, por kanë qenë të gjitha shtetet së bashku. Po ashtu, Rama ka theksuar se ata po punojnë për të gjetur partnerët e duhur për të ndërtuar industrinë prodhuese të armëve. Gjithashtu Rama ka shtuar se ata janë të vetëdijshëm që duhet të investojnë në mbrojtje së bashku me aleatët. 

"Patëm një samit të mirë dhe zhvilluar diskutime të mira mes presidentit Zelensky dhe të tjerëve. Ai samit tregoi diçka që është e rëndësishme, që të gjithë ishin këtu. Rajoni, ishte larg duave të Rusisë. Si rajon që kërkon të jetë pjesë e BE-së, e gjithçkaje. Sa i takon industrisë ushtarake dhe prodhimit të armëve, ne si Serbia, Bosnja apo Kroacia nuk kemi industri prodhuese të mjeteve ushtarake. Duam ta kemi në depoziton. Kemi punuar dhe po punojmë që të gjejmë marrëveshjen e duhur, partnerët e duhur. Të ringjallim infrastrukturën tonë të vjetër. Presidenti Zelensky na foli për mundësinë e bashkëpunimit, që do të thotë investimi, prodhimi dhe bashkëpunimi. Të gjithë thanë po. Jo vetëm Shqipëria. Ky është proces. Ne e dimë që duhet të investojmë në mbrojtje. Gjithçka që mund të bëjmë në këtë drejtim, do ta bëjmë. Do e bëjmë me aleatët. Pjesa tjetër është e natyrshme,” tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll