Politike

Varhelyi zbardh bisedimet: Patëm marrëveshje në 4 fusha, vitin tjetër presim ide nga rajoni

Po ashtu Varhelyi ka shtuar se presin ide nga rajoni për pengesat dhe problematikat ekonomike për qytetarët.

29 Shkurt 2024, 13:05 Nga I.A
Varhelyi zbardh bisedimet: Patëm marrëveshje në 4 fusha, vitin
Olivér Várhelyi

TIRANË- Komisioneri Evropian për Fqinjësinë e mirë Oliver Varhelyi ka zbardhur diskutimet në samitin e sotëm në Tiranë. Gjatë konferencës për mediat, Varhelyi ka deklaruar se sot patën marrëveshje në 4 fusha të ndryshme. Po ashtu ai ka theksuar se  ka patur dakordësi që të gjitha marrëveshjet e firmosura të nisnin implementimin e tyre që nga viti ku jemi. Po ashtu Varhelyi ka shtuar se presin ide nga rajoni për pengesat dhe problematikat ekonomike për qytetarët.

"Sot ne patëm marrëveshje për 4 fusha ku duhet të ketë rezultate e para ka të bëjë me SEPA, një shikim në të gjitha vendet tona. Nuk duhet te jetë e vështirë, sistemi bankar ka në vetvete, banka europiane por sfida është sa shpejt do arrijme që ato të bëhen konkrete. Ka patur dakordësi që kjo të arrihej sivet. E dyta ka të bëjë me korsitë e gjelbra, të heqim kohët e pritjes në pikat kufitare. Kemi disa, por duhet ta zgjerojmë në të gjithë vendet e Ballkanit, duhet të përfundojë deri në fund të vitit, do të ulë kostot

E treta, ka të bëjë me punën kërkimore shkencore. Novacioni hulmutimi do të kenë nevojë për atë që do të quhej një qendër ku të jenë këto industri, dhe të krijohet këtu në Ballkan. E fundit, unë vetë e quaj rrjetin falas të internetit në hapsirat publike në Ballkanin Perëndimor, i kemi fondet për këtë. Tjetra është çfarë do të bëjmë vitin e ardhshëm, po presim që rajoni të na sjellë ide, ku janë pengesat për ekonomitë për qytetarët. Dhe kjo përvec 30 miliarde eurove kemi edhe 6 miliardeeuro. Këto financime shtesë do të përcaktohen dhe do jenë për të gjitha përpjekjet që duhen për të sjellë vendet tuaja në BE," tha Varhelyi.

oliver varhelyi

Sondazh

Poll