Politike

Samiti BE-Ballkani Perëndimor për Planin e Rritjes, nënshkruhen marrëveshjet

Marrëveshja e nënshkruar është mes Kolegjit të Europës, Ministrisë së Arsimit dhe Universitetit të Tiranës për shtëpinë e re të Kolegjit të Europës që do të hapë dyert në Tiranë.

29 Shkurt 2024, 12:13 Nga r.ll
Samiti BE-Ballkani Perëndimor për Planin e Rritjes, nënshkruhen
nenshkrimi i marreveshjeve

TIRANË- Ka nisur nënshkrimi i marrëveshjeve në kuadër të samitit rajonal për Planin e Rritjes. Marrëveshja e nënshkruar është mes Kolegjit të Europës, Ministrisë së Arsimit dhe Universitetit të Tiranës për shtëpinë e re të Kolegjit të Europës që do të hapë dyert në Tiranë.

Në fjalën e saj Ministrja e Arsimit u shpreh se “Qeveria shqiptar është e përkushtuar që ti ofrojë kolegjit të Evropës një kampus të ri vitet që vijnë. Për këtë qëllim kemi hartuar projekt idenë e parë dhe parashikojmë që ajo të nisë zbatimin qysh prej këtij viti”.

Për pak minuta pritet të nisë edhe konferenca e përbashkët mes kryeministrit Edi Rama dhe komisioneri europian Oliver Varhelyi. 

samiti be-ballkani perendimor ne tirane

Sondazh

Poll