Aktualitet

Akuzohet për tjetërsimin e pronave në Ishëm, Apeli liron ish-kreun e Hipotesës së Durrësit

14 Nëntor 2019, 16:05 Nga DOSJA
Akuzohet për tjetërsimin e pronave në Ishëm, Apeli liron

DURRËS- Gjykata e Apelit në Durrës, ka lënë sot të lirë ish-kreun e Hipotekës së këtij qyteti. Sipas informacioneve bëhet me dije se për të është ndryshuar masa e sigurisë nga ‘arrest në burg’ në ‘detyrim paraqitje’.

Iljazaj u arrestua si pjesë e ish-zyrtarëve të Hipotekës dhe Komunës Ishëm, të cilët akuzohen për tjetërsim prone të 68 mijë hektarëve. Ish-kreu i Hipotekës u denoncua nga një qytetar në lidhje me mos dhënies së të drejtës për pronën e tij dhe pas operacionit të Policisë përfundoi në pranga.

Gjykata e Shkallës së Parë kishte vendosur ‘Arrest në burg’ për Iliazajn dhe 18 punonjës të Hipotekës dhe Aluiznit, si edhe për ish-punonjësit e ish-komunës Ishëm. Sot Apeli ka rrëzuar Shkallën e parë, duke ndryshuar masën e sigurisë dhe për dy të arrestuarit Renaldo Pastërma dhe Albert Doda, pasi ata nuk do qëndrojnë më në qeli.

Operacioni ‘Rodoni’ u zhvillua pak javë më parë. Nga operacioni u arrestuan pak  18 ish-punonjës të Kadastrës në Durrës dhe 3 të tjerë janë shpallur në kërkim. Në deklaratën për mediet Policia bëri me dije se të gjithë këta punonjës në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë tjetërsuar një pronë prej 68 mijë metra katror në Ishëm, ku janë përfshirë shumë hallka të këtij institucioni.

(A.B. Dojsa.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ardian iljazaj arrestohen zyrtaret e kadastres se durresit operacioni rodoni ardian iljazaj arrestohen zyrtaret e kadastres se durresit operacioni rodoni

Sondazh

Poll