Aktualitet

Ra nga shtylla ku po punonte, vdes elektriçisti në Gjirokastër

14 Nëntor 2019, 14:58 Nga DOSJA
Ra nga shtylla ku po punonte, vdes elektriçisti në Gjirokastër

GJIROKASTËR– Një elektriçist i identifikuar si Mariglen Lekgjika ka humbur jetën ditën e sotme.

Burime nga policia e Gjirokastrës bëjnë me dije për Dosja.al se elektriçsti 63-vjeçar është rrëzuar nga shtylla elektrike, në zonën e Zagories në Gjirokastër, ku po punonte për riparimin e një defekti.

Si pasojë e rrëzimit nga shtylla, Lekgjika ka humbur jetën. Gjithsesi nuk dihet nëse para rrëzimit nga shtylla, eletriçisti mund të ketë rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe nëse kjo është bërë shkak për rrëzimin e tij apo thjesht ka humbur ekuilibrin.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet mariglen lekgjika vdes elektricisti ne gjirokaster mariglen lekgjika vdes elektricisti ne gjirokaster

Sondazh

Poll