Aktualitet

Drejt shembjes banesa e vjetër në Gjirokastër, gurët rrezikojnë jetën e qytetarëve

14 Nëntor 2019, 15:13 Nga DOSJA
Drejt shembjes banesa e vjetër në Gjirokastër, gurët

GJIROKASTËR– Moti i keq vijon të shkaktojë probleme në qarkun e Gjirokastrës. Mësohet se është bllokuar rruga e fshatit Golem në njësinë administrative Pivcar, por që po merren masa nga ana e Bashkisë për të bërë të mundur zhbllokimin e rrugës.

Ndërkohë në lagjen “11 janari” në qytetin e Gjirokastrës, një banesë e apabanueshme e kategorisë së dytë është duke u shembur. Siç shihet edhe në foto, nga kjo ndërtesë e vjetër kanë filluar të bien gurrë të mëdhenj, duke bllokuar rrugën dhe duke u rrezikuar jetën qytetarëve.

Edhe për këtë rast, bashkia ka njoftuar Drejtorinë Rajonale të Kulturës Kombëatre në Gjirokastër në mënyrë që të merren masa.

Ndërsa në pjesën tjetër të Gjirokastrës nuk ka probleme.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet bllokohet rruga ne fshatin golem gjirokaster shembet banesa ne gjirokaster bllokohet rruga ne fshatin golem gjirokaster shembet banesa ne gjirokaster

Sondazh

Poll