Aktualitet

“Hapin dyert jashtë stacioneve”, Policia ‘masakron’ shoferët e urbanëve: Janë gjobitur mbi 100 (VD)

14 Nëntor 2019, 14:58 Nga DOSJA
“Hapin dyert jashtë stacioneve”, Policia ‘masakron’

TIRANË–  Policia rrugore e Tiranës ka vijuar dhe sot kontrollet në rrugë, ku në fokus kanë qenë urbanët. Në një njoftim të bërë publik në Facebook, Policia tregon se si urbanët në Tiranë kanë thyer rregullat e qarkullimit dhe për këtë gjë janë gjobitur.

“Janë proceduar administrativisht 89 drejtues autobuzash, pasi janë konstatuar duke hapur dyert për të lënë dhe për të marrë pasagjerë jashtë stacionit të miratuar, si dhe janë proceduar 62 drejtues të tjerë pasi mjetet e tyre janë konstatuar të pushuar në stacionet e autobuzave”, shkruhet më tej në njoftim.

NJOFTIMI I PLOTË

Duke parë vështirësitë që karakterizon transportin publik urban qytetas dhe shkeljet e konstatuara çdo ditë, të kryera në vazhdimësi nga drejtuesit e autobuzëve, me mënyrën e drejtimit dhe qëndrimit jo në hapësirën e caktuar sipas stacioneve të miratuara nga enti pronar i rrugës, të cilët cenojnë sigurinë e pasagjerëve dhe përdorueseve të tjerë të rrugës, ditët e fundit janë shtuar ndjeshëm kontrollet dhe masat administrative ndaj kësaj kategorie mjetesh, nga rrugorët e kryeqytetit.

Krahas monitorimeve dhe verifikimeve në terren, janë evidentuar edhe disa mangësi që kanë të bëjnë me sinjalizimin rrugor, të cilat do t’i adresohen entit pronar për t’u përmirësuar sipas standardeve të parashikuara në dispozitat ligjore.

Gjithashtu, në funksion të kontrolleve parandaluese, nga Policia Rrugore e Tiranës janë proceduar administrativisht 89 drejtues autobuzash, pasi janë konstatuar duke hapur dyert për të lënë dhe për të marrë pasagjerë jashtë stacionit të miratuar, si dhe janë proceduar 62 drejtues të tjerë, pasi mjetet e tyre janë konstatuar të pushuar në stacionet e autobuzave duke i penguar këta të fundit të pozicionohen në hapësirat e miratuara për marrjen dhe lënien e pasagjereve.

Një natë më parë Policia ka zhvilluar kontrolle me radar në aksin Sauk-Teg, ku janë konstatuar shoferë që lëviznin deri në 200 km/h dhe janë hequr më shumë se 50 leje drejtimi. Policia në javët e fundit ka ndarmarrë kontrolle për ndërgjegjësimin e shoferëve, por sërish ata që shkelin rregullat janë në një numër të lartë.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet gjobiten shoferet policia rrugore shoferet e urbaneve gjobiten shoferet policia rrugore shoferet e urbaneve

Sondazh

Poll