Aktualitet

Zyrtare! Gazetari Artan Hoxha rikthehet me emisionin e tij investigativ, ja ku do ta shohim tani e tutje

14 Nëntor 2019, 16:04 Nga DOSJA
Zyrtare! Gazetari Artan Hoxha rikthehet me emisionin e tij investigativ, ja ku

TIRANË– Gazetari investigativ Artan Hoxha do të largohet nga Report Tv drejt televizionit ABC News për një projekt të ri. 

“Dosja.al” mëson së gazetari ka vendosur që të nisë një emision të ri, ku kryefjalë do të jetë investigimi dhe lajmet mbi policinë e “botën e errët” të krimit.

Tashmë çdo gjë është zyrtare dhe nga ana e televizionit kanë nisur përgatitjet për sfidën e re të gazetarit Hoxha. 

Artan Hoxha është një nga gazetarët më të dëgjuar të kronikës së zezë, pasi prej vitesh ka publikuar investigime, pamje të rralla, intervista dhe dokumentarë për më të “rrezikshmit” e Shqipërisë. 

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet artan hoxha emisioni i ri i artan hoxhes artan hoxha emisioni i ri i artan hoxhes

Sondazh

Poll