Aktualitet

Gara për Kryeprokuror, Marku dorëzoi në KLP një sondazh që e nxirrte fituese

14 Nëntor 2019, 14:04 Nga DOSJA
Gara për Kryeprokuror, Marku dorëzoi në KLP një sondazh

TIRANË– Pak ditë para se Këshilli i Lartë i Prokurorisë të përpilonte listën përfundimtare të kandidatëve për Prokuror të Përgjithshëm, Arta Marku ka dorëzuar një dokument të pazakontë.

Marku ka realizuar në mënyrë individuale, me anë të telefonatave, një sondazh sipas të cilit mbi 3000 njerëz do të preferonin që ajo të zgjidhej Prokurore e Përgjithshme.

Sondazhi, një kopje të të cilit A2 disponon, është hartuar kur në garë ishte ende avokati Lulzim Alushaj.

Nga 5896 votues, 3157 vetë kanë shprehur preferencën që Marku të jetë Prokuror e Përgjithshme, ndërsa 1258 kanë zgjedhur Lulzim Alushajn.

Zoti Olsian Çelaj, i cili u rendit i pari në listën e KLP, ka marrë vetëm 917 vota, ndërsa Fatjona Memçaj 564.

Në garë për kreun e Prokurorisë së Përgjithshme janë Fatjona Memcaj, Arta Marku dhe Olsian Çela. Një ditë më parë në mbledhje  KLP vendosi që brenda 10 ditësh duhet të emerohen 8 prokurorët e SPAK-ut dhe brenda 14 dhjetorit Shqipëria do të ketë Kryeprokurorin e ri.

Marrë nga: A2Cnn

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arta marku gara për kryeprokuror arta marku gara për kryeprokuror

Sondazh

Poll