Aktualitet

‘Do të të fus plumbin në ballë’, kërcënoi kryeministrin Rama në rrjetet sociale, Anti-terrori prangos të riun (Emri+

14 Nëntor 2019, 11:50 Nga DOSJA
‘Do të të fus plumbin në ballë’,

TIRANE- “Do të fus plumb ballit”, është një nga mesazhet që Andrea Kurti, i riu i ka dërguar kryeministrit Edi Rama në rrjetet sociale dhe telefon. Ky mesazh ka alarmuar kryeministrin Edi Rama, i cili ka denoncuar menjëherë Kurtin, dhe Forcat Speciale të Anti-Terrorit kanë bërë arrestimin e tij.

Burime për Dosja.al sqarojnë se kërcënimi është bërë dy ditë më parë, dhe në lëvizje janë vënë forcat speciale që kanë bërë të mundur arrestimin e të riut, të identifikuar si Andrea Kurti.

Arrestimi i Kurtit është bërë në Tiranë, ndërsa ai e kërcënonte Ramën në rrjetet sociale dhe në telefon. Ky kërcënim ka vënë në lëvizje Forcat Speciale të Anti-Terrorit që kanë bërë të mundur prangosjen e tij. Top Channel ka publikuar edhe një foto të tij.

Dosja.al gjithashtu ka mësuar se i riu Andrea Kurti është nga Puka. Ai jetonte me qira në zonën e “Unazës së Re”, ndërsa ka kërcënuar kryeministrin Rama me telefon dhe përmes rrjeteve sociale për arsye që ende nuk dihen.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet andrea kurti kercenohet me jete edi rama andrea kurti kercenohet me jete edi rama

Sondazh

Poll