Sport

VIDEO / Rrahmani shënon përballë Sassuolos!

Aktualisht ka përfunduar pjesa e parë me shifrat 1-3, ndërkohë sa i përket Rrahmanit, ky është goli I dytë deri më tani në këtë sezon.

28 Shkurt 2024, 18:49 Nga DOSJA
VIDEO / Rrahmani shënon përballë Sassuolos!

ITALI - Amir Rrahmani ka shënuar gol në ndeshjen që Napoli po e zhvillon në kuadër të javës së 21-të në Serie A përballë Sassuolos. Vendasit kaluan të parët në epërsi me golin e Racic që e realizoi në minutën e 17-të. Por, kampioni në fuqi reaguan shpejtë duke barazuar shifrat e takimit dhe duke kaluar në avantazh me 2 gola për 3 minuta.


Kapiteni i Kosovës i barazoi shifrat në 1-1 në minutën e 29-të, kur u asistua prej Anguissas. 


Për 2-1 u kujdes Victor Osimhen (31’), që realizoi pas një asistimi të Politanos.


Osimhen realizoi edhe njëherë për 3-1 në minutën e 41-të. Aktualisht ka përfunduar pjesa e parë me këto shifra, ndërkohë sa i përket Rrahmanit, ky është goli i dytë deri më tani në këtë sezon.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll