Sport

“Mo Salah do të luajë në Arabinë Saudite sezonin e ri”, deklaron legjenda e Egjiptit...

Në moshën 31-vjeçare, Salah do të jetë një nga yjet e Liverpool-it që do të largohet nga “Anfield”, sipas legjendës së futbollit egjiptian.

28 Shkurt 2024, 15:53 Nga DOSJA

“Mo Salah do të luajë në Arabinë Saudite sezonin e

ANGLI - Vitin e kaluar, Liga Profesionale e Arabisë Saudite i ka “buturuar” me këmbëngulje Mohamed Salah, por ylli egjiptian nuk pranoi dhe qëndroi në “Anfield”.

Marrëdhënia e tij me menaxherin e ‘Reds’, Jurgen Klopp sigurisht që luajti një rol... Por çfarë ndodh pas largimit të trajnerit gjerman?

Në moshën 31-vjeçare, Salah do të jetë një nga yjet e Liverpool-it që do të largohet nga “Anfield”, sipas legjendës së futbollit egjiptian Mido. Pavarësisht kontratës së tij deri në vitin 2025, Salah do të largohet. 

“Mohamed Salah do të luajë në Ligën Pro të Arabisë Saudite sezonin e ardhshëm. Kontratat janë nënshkruar”,- ka shkruar ish-sulmuesi në llogarinë e tij në Twitter.

Informacioni i fundit në lidhje me interesimin e Arabisë Saudite për golashënuesin më të mirë të ‘Reds’ ishte 300 milionë €, që do të thotë një tarifë transferimi prej 100 milionë € dhe paga 200 milionë € për tre vjet për lojtarin.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll