Sport

Lojtarit të Union Berlinit iu vodh ora prej 180 mijë eurosh në një klub nate, por shoku i skuadrës e kapi hajdutin…

Jerome Roussillon ishte heroi i natës për kolegun e tij te Union Berlin

28 Shkurt 2024, 08:30 Nga DOSJA

Lojtarit të Union Berlinit iu vodh ora prej 180 mijë eurosh në

GJERMANI - Pikërisht në orët e para të së martës së 27 shkurtit, Kevin Volland u grabit në rrugët e Berlinit. Pas një nate në klubet e natës, ku lojtari ishte me shokun e skuadrës Jerome Roussillon dhe dy femra, ai pa orën e tij që ia kishte marrë një djalë 16-vjeçar.

Hajduti tashmë kishte tentuar ta shpërqendronte lojtarin gjatë gjithë natës dhe pikërisht në rrugët e kryeqytetit gjerman, ai arriti t’i merrte orën Vollandit, një “Patek Phillipe Nautilus”, me vlerë rreth 180 mijë euro.

Djali filloi të vraponte me objektin në dorë, por sigurisht nuk e priste që Roussillon të vraponte pas tij dhe ta kapte. Në ndjekje e sipër, ora u hodh përtokë nga i riu, por mbrojtësi i krahut të Union Berlinit, nuk e la të lire hajdutin derisa mbërriti policia, siç raporton “Bild”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll