Sport

VIDEO / "Monstruozi" Haaland shënon 5 gola në ndeshjen e Kupës!

Manchester City mund Lutonin 6-2 në 1/8-at e Kupës së Anglisë, falë një kotributi shumë të madh të norvegjezit me 5 gola!

27 Shkurt 2024, 23:42 Nga DOSJA
VIDEO / "Monstruozi" Haaland shënon 5 gola në ndeshjen e

ANGLI - Manchester City kualifikohet lehtësisht në fazën e 1/8-ave të FA Cup, teksa mposhti thellë 2-6 Lutonin. Por më shumë se rezultati i thellë përbën lajm fakti se Erling Haaland realizoi plot pesë herë, në katër raste i asistuar nga Kevin De Bruyne dhe në finalizimin e fundit nga Silva.

Golin e fundit për Citizens e shënoi Kovacic, ndërsa për vendasit dha një “shkëndijë” të momentit Clark me një dygolësh. Manchester City dominon pjesën e parë ndaj Lutonit në fazën e 1/8-ave të FA CUP. Citizens realizuan dy gola pa u mbushur 20 minuta minuta lojë, duke e bërë praktikisht kualifikimin një formalitet. Në minutën e tretë Kevin de Bruyne, pasi avancoi në thellësi të zonës, asistoi në qendër Erling Haalandin, që nuk e pati të vështirë për ta dërguar topin në rrjetë.

Në të 18-tën, nga i njëjti bashkëpunim De Bruyne - Haaland erdhi goli i dytë i skuadrës së Guardiolës. Në të 40-tën realizon sërish Haaland, i shërbyer po nga De Bruyne. Pjesa e parë mbyllet me një gol fantastik nga Clark, që shkurton diferencën në 1-3.

Sapo nisi pjesa e dytë, Clark shkurtoi diferencën në 2-3. Kundërpërgjigjet menjëherë City, shënon sërish Haaland. E pabesueshme çfarë po ndodh me Haalandin, më pas realizon golin e pestë, ndërkohë që “festivali” i golave vijon me finalizimin e Kovacicit, 2-6.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll