Politike

Rama ndan pamjet nga takimi me Zelenskyn në Kryeministri, dhurata që i bëri presidentit ukrainas

Takimi mes tyre zgjati rreth 30 minuta, ndërsa shihet në video se Rama i bëri dhuratë Zelenskyt albumin me pikturat e tij.

28 Shkurt 2024, 09:46 Nga r.ll
Rama ndan pamjet nga takimi me Zelenskyn në Kryeministri, dhurata që i
volodymyr zelensky dhe edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale, pamje nga takimi me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskyy në Kryeministri. Vizita e tij vjen në kuadër të samitit Ukrainë- Europa Juglindore. 

Takimi mes tyre zgjati rreth 30 minuta, ndërsa shihet në video se Rama i bëri dhuratë Zelenskyt albumin me pikturat e tij. Pas këtij takimi pritet takimi i delegacioneve të dy vendeve. Në orën 11:30, kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i Ukrainës, do të mbajnë fjalët hapëse të sesionit të samitit. Ndërsa në orën 13:00 do të jetë edhe fotoja familjare e pjesëmarrësve. Samiti mbyll punimet në orën 13:30, në një konferencë të përbashkët Rama- Zelensky. Pas përfundimit të konferencës, Zelenskyy do të largohet nga Shqipëria. 

POSTIMI: 

Mikpritja për herë të parë e Presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, liderin e rezistencës heroike.

edi rama volodymyr zelenskyy samiti ukraine-europa juglindore ne tirane

Sondazh

Poll