Politike

Samiti në Tiranë, Zelenskyy flet për takimet që pritet të zhvillojë: Do të propozoj organizimin e Samitit Global të Paqes në Zvicër

Në lidhje me vizitën e tij në Tiranë Zelenskyy ka bërë një reagim në "X" ku u shpreh se në bisedimet dypalëshe me kryeministrin Rama do të diskutojnë bashkëpunimin në mbrojtje dhe politik, mbështetjen për Formulën e Paqes dhe marrëveshjet e sigurisë. 

28 Shkurt 2024, 08:50 Nga r.ll
Samiti në Tiranë, Zelenskyy flet për takimet që pritet
volodymyr zelenskyy

TIRANË- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy ndodhet në Tiranë në kuadër të Samitit të organizuar për Ukrainën. Në lidhje me vizitën e tij në Tiranë Zelenskyy ka bërë një reagim në "X" ku u shpreh se në bisedimet dypalëshe me kryeministrin Rama do të diskutojnë bashkëpunimin në mbrojtje dhe politik, mbështetjen për Formulën e Paqes dhe marrëveshjet e sigurisë. 

Ai më tej shkruan se Shqipëria është një nga vendet që ka nënshkruar Deklaratën e Vilniusit të G7, të cilën ata e vlerësojnë shumë.

POSTIMI I PLOTË: 

Sot punoj ne Tirane. Do të takoj mikun e palëkundur të Ukrainës, kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe do të marr pjesë në samitin Ukrainë-Evropa Juglindore. Në bisedimet tona dypalëshe me Kryeministrin dhe ekipin e tij, do të diskutojmë bashkëpunimin në mbrojtje dhe politik, mbështetjen për Formulën e Paqes dhe marrëveshjet e sigurisë. Shqipëria është një nga vendet që ka nënshkruar Deklaratën e Vilniusit të G7, të cilën ne e vlerësojmë shumë.

Ne do të diskutojmë rrugën tonë të përbashkët drejt qëllimit euroatlantik në samitin Ukrainë-Evropë Juglindore, i cili tashmë po mbahet për herë të dytë. Unë do të propozoj mbështetjen e përpjekjeve të Ukrainës për të arritur paqen e drejtë dhe të qëndrueshme, si dhe organizimin e Samitit Global të Paqes në Zvicër. Do të zhvilloj edhe bisedime dypalëshe me pjesëmarrësit e samitit.

samiti ukraine-europa juglindore ne tirane

Sondazh

Poll