Politike

Sot samiti Ukrainë- Europa Juglindore, Rama: Takim solidariteti kundër agresionit rus

Në samitin e sotëm do të marrë pjesë edhe vetë presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, i cili viziton për herë të parë Shqipërinë.

28 Shkurt 2024, 08:11 Nga r.ll
Sot samiti Ukrainë- Europa Juglindore, Rama: Takim solidariteti kundër
edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka bërë një postim në rrjetet sociale për samitin Ukrainë- Europa Juglindore që do të nisë punimet pak minuta më vonë në Tiranë. 

Rama shkruan se ky është një takim solidariteti kundër agresionit rus. 

POSTIMI I PLOTË:

MIRËMËNGJES
dhe me krenarinë për Shqipërinë, që sot mikpret në Samitin e Europës-Juglindore, liderin e rezistencës heroike ukrainase, Presidentin Volodymyr Zelenskyy, në një takim solidariteti e angazhimi të mëtejshëm të demokracive tona kundër agresionit rus, ju uroj një ditë të mbarë.

Në samitin e sotëm do të marrë pjesë edhe vetë presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, i cili viziton për herë të parë Shqipërinë. Të pranishëm në samit do të jenë edhe disa nga zyrtarët më të lartë të Brukselit, liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe të Europës Juglindore. 

edi rama samiti ukraine-europa juglindore ne tirane

Sondazh

Poll