Politike

Mbërrin në kryeministri Zelenskyy, nis takimi "kokë më kokë" me Ramën

Ndërkohë, rreth orës 9:30 delegacionet e dy vendeve do të kenë një takim bilateral, ndërsa rreth orës 10:00 është planifikuar firmosja e marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Ukrainës.

28 Shkurt 2024, 09:03 Nga r.ll
Mbërrin në kryeministri Zelenskyy, nis takimi "kokë më
kryeministria

TIRANË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka mbërritur pak minuta më herët në Kryeministri. Ai u prit nga kryeministri Edi Rama. Dyshja do të zhvillojnë një takim "kokë më kokë". 

Ndërkohë, rreth orës 9:30 delegacionet e dy vendeve do të kenë një takim bilateral, ndërsa rreth orës 10:00 është planifikuar firmosja e marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Ukrainës.

Në orën 11:30, kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, do të mbajnë fjalët hapëse të sesionit. Ndërsa në orën 13:00 do të jetë edhe fotoja familjare e pjesëmarrësve. Samiti mbyll punimet në orën 13:30, në një konferencë të përbashkët Rama- Zelensky. Pas përfundimit të konferencës, Zelenskyy do të largohet nga Shqipëria. 

Kujtojmë se në samitin Ukrainë- Europa Juglindore do të jenë të pranishëm edhe liderët nga vendet e tjera europiane, mes tyre dhe Vjosa Osmani. 

edi rama volodymyr zelenskyy samiti ukraine-europajuglindore ne tirane

Sondazh

Poll