Politike

Ministri i Jashtëm ukrainas në Tiranë: Shqipëria e meriton të integrohet sa më shpejt në BE

Ai më tej gjatë fjalës së tij Kuleba u shpreh se ky samit i organizuar për Ukrainënë  tregon se sa vlerësim gëzon Shqipëria në rajon.

28 Shkurt 2024, 08:18 Nga N.F
Ministri i Jashtëm ukrainas në Tiranë: Shqipëria e meriton
Ministri Hasani dhe Kuleba

TIRANË- Ministri i jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba gjatë fjalës së tij në një konferencë për shtyp me ministrin u shpreh se është e rëndësishme që Rusia të mbahet përgjegjëse për krimet e luftës. 

Ministri ukrainas tha se Shqipëria mike e mirë e Ukrainës dhe se çdo mbështetje është e vlerësuar. Ai u shpreh se uron që shumë shpejt Shqipëria të intergrohet në BE, sepse e meriton.

“Sot informova ministrin për situatën në front dhe sulmet me dron e raketa të Rusisë. Është e rëndësishme që Rusia të mbahet përgjegjëse për krimet e luftës. Shqipëria dhe Ukraina janë vende europiane ramë dakord të vazhdojmë bashkërendimin. I uroj Shqipërisë një integrim sa më të shpejtë në BE, që vendi juaj e meriton dhe me kaq shumë të drejtë. Shqipëria është partnere e rëndësishme si anëtare e NATO. Ndaj kemi diskutuar përgatitjet për samitin e NATO-s në Uashington dhe vlerësova gatishmërinë e ministrit Igli Hasani për të bashkërenduar e ndihmuar në këto përgatitje për këtë mbledhje të rëndësishme. Pritshmëritë tona janë që mes të tjerave një prej rezultateve të Samitit të Uashington do të jetë një hap më përpara drejt anëtarësimit të Ukrainës, që më në fund do ta bëjë këtë pjesë të Evropës më të sigurtë por do të rrisë edhe sigurinë e Ballkanit Perëndimor. Vlerësojmë bashkëpunimin tonë me vlerë në kuadër të organizatave ndërkombëtare”, tha Kuleba.

Në mbyllje të fjalës ministri Kuleba foli shqip teksa u shpreh se “Faleminderit shumë të dashuar miq. Rroftë Ukraina.”, ndërsa theksoi: “Shpresoj se do të kuptoni nëse bëj ndonjë gabim.”

samiti ukraine-europa juglindore ne tirane dmytro kuleba

Sondazh

Poll