Politike

Nesër samiti Ukrainë-Europa Juglindore/ Mbërrin në Rinas presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy

Ndërkohë kujtojmë se në kuadër të kësaj vizite, akset rrugore që ndjek eskorta e Zelenskyt janë të bllokuara për qarkullimin e mjeteve të tjera. 

27 Shkurt 2024, 23:01 Nga r.ll
Nesër samiti Ukrainë-Europa Juglindore/ Mbërrin në
volodymyr zelenskyy ne tirane

TIRANË- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy ka mbërritur në Rinas, i cili është pritur nga ministri i Jashtëm, Igli Hasani dhe ambasadori ukrainas në vendin tonë. Mësohet se Zelenskkyy është futur në automjetin që do ta transportojë drejt kryeqyteti.

Ai shoqërohet nga eskorta e automjeteve dhe forca të shumta policie. Ndërkohë kujtojmë se në kuadër të kësaj vizite, akset rrugore që ndjek eskorta e Zelenskyt janë të bllokuara për qarkullimin e mjeteve të tjera. 

Presidenti ukrainas nesër do të marrë pjesë në samitin Ukrainë-Europa Juglindore. Sipas axhendës së publikuar nga kryeministria mësohet se do të ketë një takim "kokë më kokë" mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentit të Ukrainës.  Më pas pritet të firmosen disa marrëveshje mes dy palëve. Ndërsa në fund do të ketë një konferencë të përbashkët mes Ramës dhe Zelenskyy.

volodymyr zelensky

Sondazh

Poll