Politike

Ligji për tatimin mbi profesionet e lira, PD dorëzon sot ankimim në Gjykatën Kushtetuese

Lajmi u konfirmua dje për mes një njoftimi nga kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi. 

28 Shkurt 2024, 08:59 Nga N.F
Ligji për tatimin mbi profesionet e lira, PD dorëzon sot ankimim
Gjykata Kushtetuese

TIRANË- Partia Demokratike do të dorëzojë sot ankimin në Gjykatën Kushtetuese për ligjin e tatimit me 23% për profesionet e lira. Lajmi u konfirmua dje për mes një njoftimi nga kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi. 

Më tej në njoftim bëhet me dije se ankimimi do të dorëzohet rreth orës 12:30 ku anëtarët e Komisionit të Ekonomisë do të paraqiten në në Gjykatën Kushtetuese.

Njoftimi i PD:

Sot ne oren 12:30, anetaret e Komisionit te Ekonomise, ne emer te Grupit Parlamentar te PD-së dorezojne ankimimin në Gjykatën Kushtetuese, për ligjin e tatimit 23% për profesionet e lira. 

gjykata kushtetuese pd gazment bardhi

Sondazh

Poll