Politike

Samiti Ukrainë- Europa Juglindore në Tiranë/ Mediat greke: Mitsotakis nuk merr pjesë, me kë do të përfaqësohet Greqia?

Gazeta greke shkruan se më 28 shkurt, në të njëjtën ditë me takimin ukrainas të organizuar nga Rama, në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) do të vazhdojë procesi penal ndaj Fredi Belerit.

27 Shkurt 2024, 22:25 Nga r.ll
Samiti Ukrainë- Europa Juglindore në Tiranë/ Mediat greke:
kyriakos mitsotakis dhe edi rama

GREQI- Ditën e nesërme në Tiranë pritet të zhvillohet samiti Ukrainë- Europa Juglindore, ku do të jetë i pranishëm presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy dhe liderët europianë. 

Sipas raportimeve, i pranishëm nuk do të jetë kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis. Mediat greke shprehen se në fillim mendohej se Mitsotakis do të merrte pjesë pavarësisht pakënaqësisë me Shqipërinë për çështjen e Fredi Belerit dhe betimit të tij si kryebashkiak i zgjedhur i Himarës. Përfundimisht është konfirmuar se kryeministri grek nuk do të marrë pjesë personalisht dhe sipas raportimeve në vend të tij nuk do të jetë as kryediplomati Giorgos Gerapetritis.

"Përfaqësimi grek do të ekzistojë, por i degraduar, të paktën në nivelin e gjuhës diplomatike.", shkruan "Tanea". 

Gazeta greke shkruan se më 28 shkurt, në të njëjtën ditë me takimin ukrainas të organizuar nga Rama, në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) do të vazhdojë procesi penal ndaj Fredi Belerit. SPAK ka kërkuar dënimin me 2.5 vite burg për Belerin dhe 2 vite për Kokaveshin.

Fredi Beleri u arrestua në ambientet e një lokali në Himarë, vetëm 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit. Ai së bashku me bashkëpunëtorin e fushatës elektorale Pandeli Kokaveshi akuzohen për veprën penale të shit-blerjes së votave. Beleri nuk ka mundur ta marrë dot detyrën, pasi autoritetet gjyqësore nuk i kanë mundësuar dhënien e lejes së posaçme për të kryer betimin.

kyriakos mitsotakis samiti ukraine-europa juglindore ne tirane

Sondazh

Poll