Politike

Betimi i Arta Vorpsit, reagon Dhoma e Noterëve: Xhemalçe bëri detyrën, do e bënte për çdo qytetar

14 Nëntor 2019, 12:27 Nga DOSJA
Betimi i Arta Vorpsit, reagon Dhoma e Noterëve: Xhemalçe bëri

TIRANE- Mimoza Sadushi, kryetarja e Dhomës së Noterëve në Shqipëri, thotë se noterja Miranda Xhemalçe ka bërë detyrën duke marrë përsipër betimin e anëtares së Gjykatës Kushtetuese, Arta Vorpsi.

Në një reagim për mediat, Sadushi thotë se çdo noter është i detyruar nga ligji të marrë përsipër deklarimin e një qytetari, ndërsa distancohet për të vlerësuar nëse akti ka të njëjtën vlerë ligjore si tek presidenti Ilir Meta.

“Noteria ka bëre vetëm detyrën. Çdo qytetar që paraqitet në zyrën e noterit me vullnetin e tij noteri është i detyruar t’i marrë deklarimin. Kjo është e ligjshme.Nëse ky veprim është i barasvlershëm si para presidentit për ketë nuk shprehem dot. Le ta zgjidhin institucionet”-tha ajo.

Ditën e sotme, anëtarja e Gjykatës Kushtetuese, Arta Vorpsi ka sfiduar autoritetin e presidentit Ilir Meta, duke shmangur ceremoninë e betimit tek Meta por duke u betuar tek një notere private. Kopjen e betimit, Vorpsi ia ka dërguar Metës, KED dhe Gjykatës Kushtetuese me Postë, ndërkohë që akti bie ndesh me nenin 8 të Kushtetutës ku parashtrohet qartë se anëtari i Gjykatës fillon detyrën pasi betohet tek presidenti.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike arta vorpsi sfidon metën mimoza sadushi miranda xhemalciu arta vorpsi sfidon metën mimoza sadushi miranda xhemalciu

Sondazh

Poll