Politike

Tedi Blushi ironizon Arta Vorpsin: Meta nuk ndalon askënd të betohet as tek parukierja

14 Nëntor 2019, 10:19 Nga DOSJA
Tedi Blushi ironizon Arta Vorpsin: Meta nuk ndalon askënd të betohet

Tiranë- Tedi Blushi, zëdhënësi  Presidentit Ilir Meta ka reaguar menjëherë pas betimit të Arta Vorpsit, anëtares së Gjykatës Kushtetuese para noteres. Ai ka theksuar se Presidenti i vendit Meta nuk ndalon askënd të betohet as tek noterja, as tek parukierja.

“Të dashur gazetarë, Lidhur me pyetjet tuaja për një lajm qesharak që qarkullon në media, dua t’ju sqaroj se: Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta nuk ndalon askënd të betohet as tek noterja, as tek parukierja. Presidenti Meta është betuar me dorë mbi Kushtetutë dhe për të Shqipëria dhe shqiptarët janë të parët.”, shprehet Tedi Blushi. 

Mëngjesin e sotëm Arta Vorpsi për postin e saj të ri si anëtare në Gjykatën Kushtetuese u betua notere Miranda Xhemalçe, duke sfiduar kështu Presidentin e vendit, Ilir Metën. “Me dorën mbi Kushtetutë, betohem. Betohem se gjatë detyrës do t’i qëndroj besnike Kushteturës”, u  shprehur Arta Vorpsi para noteres.

Betimi i gjyqtares Arta Vorpsi është kryer pranë noteres Miranda Xhemalçe, pasi kreu i shtetit la të kuptohet se nuk do ta betonte Vorpsin si anëtare të Kushtetuese me pretendimin se janë shkelur procedurat dhe ligji nga KED-ja me renditjen dhe vlerësimin e kandidatëve.

Gjykata Kushtetuese tashmë ka 6 anëtarë. Pas Vitore Tushës, e cila qëndroi në detyrë pasi kaloi të gjitha fazat e Vettingun, janë emëruar dhe 5 anëtarë të rinj. Kushtetuesja me 6 anëtarë do të jetë funskionale dhe të gjithë anëtarët do të nisin punën pas betimit tek Presidenti i Republikës. Vitore Tusha, Besnik Muçi, Arta Vorpsi, Elsa Toska, Marsida Xhaferllari dhe Fiona Papajorgji janë anëtarët e gjykatës më të lartë në Shqipëri dhe do mbrojnë Kushtetutën.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike arta vorpsi sfidon metën ilir meta nis ringritja e gjykatës kushtetuese arta vorpsi sfidon metën ilir meta nis ringritja e gjykatës kushtetuese

Sondazh

Poll