Politike

Betimi i Arta Vorpsit/ Balla nuk e komenton, tregon se çfarë duhet të bëjë Kuvendi (VD)

14 Nëntor 2019, 11:42 Nga DOSJA
Betimi i Arta Vorpsit/ Balla nuk e komenton, tregon se çfarë duhet

Tiranë- Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla nuk ka dashur të komentojë veprimin e sotëm të betimit të Arta Vorpsit, anëtares së Gjykatës Kushtetuese tek noterja dhe jo te Presidenti i Republikës, Ilir Meta.

Ai është shprehur se Kuvendi duhet të mbajë një qëndrim institucional për këtë gjë dhe shtoi se për këtë çështje do të ketë shumë komente. Ai i theksoi gazetarët se vetëm duhet të durojnë.

Pyetja ndaj Ballës:

A e zëvëndeson notrja betimin para presidentit Ilir Meta? 

Taulant Balla: Nuk dua të bëj një koment për këtë çështje këtu. Do të kemi komente boll, do të të ketë konferencë te kryetarëve. Në këtë kontekt të krijuar duhet një qëndrim institucional nga ana e Kuvendit. Duroni dhe do të keni një përgjigje.

Ditën e sotme, anëtarja e Gjykatës Kushtetuese, Arta Vorpsi ka sfiduar autoritetin e presidentit Ilir Meta, duke shmangur ceremoninë e betimit tek Meta por duke u betuar tek një notere private. Kopjen e betimit, Vorpsi ia ka dërguar Metës, KED dhe Gjykatës Kushtetuese me Postë, ndërkohë që akti bie ndesh me nenin 8 të Kushtetutës ku parashtrohet qartë se anëtari i Gjykatës fillon detyrën pasi betohet tek presidenti.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike arta vorpsi sfidon metën taulant balla arta vorpsi sfidon metën taulant balla

Sondazh

Poll