Politike

Betimi i Arta Vorpsit tek noterja/ Reagon PD: Ushtare e pushtetit të Ramës, kundër shtetit të së drejtës

14 Nëntor 2019, 11:05 Nga DOSJA
Betimi i Arta Vorpsit tek noterja/ Reagon PD: Ushtare e pushtetit të

Tiranë- Për betimin e Arta Vorpsit para noteres si anëtare e Gjykatës Kushtetuese ka reaguar edhe PD-ja. Gazmend Bardhi është shprehur se betimi tek noteri i kandidates së vetëshpallur si anëtare e Gjykatës Kushtetutese e kthen Shqipërinë në kohët më të errëta të diktaturës komuniste.

Nga ai theksohet se Vorpsi është detyruar nga policia, si ushtare e këtij pushteti, kundër shtetit të së drejtës për bërë një veprim të tillë.

“Të jem i sinqertë, Arta Vorpsin e njoh dhe, në vlerësimin tim profesional, nuk ka njohje kaq të ulët mbi Kushtetutën. Prandaj, kushdo që e ka detyruar të bëjë këtë veprim, thjesht e ka dëmtuar përpara opinionit publik, duke i vënë etiketën e Arta Markut, si ushtare e këtij pushteti, kundër shtetit të së drejtës.”, shprehet Bardhi.

Reagimi i PD-së:

“Çfarë është e mirë për Hitlerin, është ligjore.”

Betimi tek noteri i kandidates së vetëshpallur si anëtare e Gjykatës Kushtetutese e kthen Shqipërinë në kohët më të errëta të diktaturës komuniste, kur gjithçka dhe kushdo varej nga vullneti i partisë, jo shteti i së drejtës.

Me aktin partiak noterial kandidatja e përdorur nga Edi Rama provon se nuk mund të jetë as ligjërisht dhe as moralisht garante e Kushtetutës.

Neni 129 i Kushtetutës është i qartë: “Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese fillon detyrën pasi bën betimin para Presidentit të Republikës.”

Tek noteri mund të bësh edhe “njësimin me origjinalit” të Ardian Dvoranit me Edi Ramën, por kjo nuk të mundëson ligjërisht ushtrimin e detyrës si anëtar i Gjykatës Kushtetuese.

Të jem i sinqertë, Arta Vorpsin e njoh dhe, në vlerësimin tim profesional, nuk ka njohje kaq të ulët mbi Kushtetutën. Prandaj, kushdo që e ka detyruar të bëjë këtë veprim, thjesht e ka dëmtuar përpara opinionit publik, duke i vënë etiketën e Arta Markut, si ushtare e këtij pushteti, kundër shtetit të së drejtës.

Me këtë skenar për shkeljen skandaloze të Kushtetutës, në vend që të përmbushë kushtet gjermane për standardet europiane të drejtësisë së pavarur, Edi Rama po zbaton parimin nazist “Çfarë është e mirë për Hitlerin, është ligjore.”

Ditën e sotme, anëtarja e Gjykatës Kushtetuese, Arta Vorpsi ka sfiduar autoritetin e presidentit Ilir Meta, duke shmangur ceremoninë e betimit tek Meta por duke u betuar tek një notere private. Kopjen e betimit, Vorpsi ia ka dërguar Metës, KED dhe Gjykatës Kushtetuese me Postë, ndërkohë që akti bie ndesh me nenin 8 të Kushtetutës ku parashtrohet qartë se anëtari i Gjykatës fillon detyrën pasi betohet tek presidenti.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike arta vorpsi sfidon metën gazmend bardhi reago pd për arta vorpsin arta vorpsi sfidon metën gazmend bardhi reago pd për arta vorpsin

Sondazh

Poll