Politike

“Urinim në publik dhe vandalizëm”, Gjykata shfuqizon gjobat e policisë bashkiake kundrejt PD-së

14 Nëntor 2019, 11:47 Nga DOSJA
“Urinim në publik dhe vandalizëm”, Gjykata shfuqizon

TIRANË– Partia Demokratike ka publikuar sot vendimin e Gjykatës Administrative për të shfuqizuar të tjera gjoba që Bashkia e Tiranës i kishte vendosur Partisë Demokratike për protestat e organizuar prej saj.

Konkretisht në vendimin e publikuar nga PD-ja shihet se janë shfuqizuar të gjitha gjobat që Bashkia e Tiranës kishte vendosur për protestat e datës 25 Prill, 2 Maj, 11 Maj dhe 13 Maj.

Sipas gjykatës, subjekti që organizon tubimin nuk mban përgjegjësi ligjore për veprimet që kryejnë persona të tretë gjatë tubimi. Prandaj dhe në fund të shqyrtimit gjyqësor, ka vendosur të rrëzojë të gjitha gjobat e vendosura nga Bashkia e Tiranës.

Vendimi i Gjykatës është dhënë më datë gjashtë nëntor 2019. Edhe para disa ditësh Gjykata shfuqizoi disa gjoba të tjera të vendisura nga Bashkia Tiranë.

Më datë 4 Nëntor gjykata shpalli të paligjshme edhe gjobat e vendosura nga Bashkia e Tiranës për protestën e datës 16 Shkurt 2019.

Ishte kryebashkiaku Veliaj, ai që lajmëroi publikisht se Partia Demokratike është gjobitur pas organizimit të protestave. Në status në rrjetet social, Veliaj shkruante se PD-ja është gjobitur për vandalizëm në protestat e saj.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bashkia gjobit pd gjykata shfuqizon gjobat ndaj pd-se bashkia gjobit pd gjykata shfuqizon gjobat ndaj pd-se

Sondazh

Poll