Politike

FOTO-LAJM/ Vorpsi ‘acaron’ Metën, pas betimit tek noterja, gjyqtarja nis punën tek Gjykata Kushtetuese

14 Nëntor 2019, 11:22 Nga DOSJA
FOTO-LAJM/ Vorpsi ‘acaron’ Metën, pas betimit tek noterja,

TIRANE- Pasi u betua mbi Kushtetutë në zyrën e noteres Miranda Xhemalçiu, anëtarja më e re e Gjykatës Kushtetuese, Arta Vorpsi, duket se ka në plan edhë më tej të “ftohë” marrëdhëniet me presidentin Ilir Meta. Vorpsi, është paraqitur po sot në zyrën e saj në Gjykatën Kushtetuese, ku siç edhe shihet në këtë foto të siguruar nga Dosja.al, Vorpsi po hyn në institucion.

Ajo e nis punën e saj si gjyqtare e Gjykatës Kushtetuese duke injoruar presidentin Ilir Meta. “Jam shumë i qartë për këtë çështje. Kuvendi është i mirëpritur të komunikojë zyrtarisht me institucionin e Presidentit, dhe jemi të hapur për të bashkëpunuar në respekt të kushtetutës dhe detyrimeve kushtetuese dhe kjo është një çështje e mbyllur dhe shumë e qartë”, tha Meta.

Sot, Arta Vorpsi është betuar para një notereje për marrjen e postit si anëtare e Gjykatës Kushtetuese, duke sfiduar kështu Presidentin e vendit, Ilir Metën.

“Me dorën mbi Kushtetutë, betohem. Betohem se gjatë detyrës do t’i qëndroj besnike Kushteturës”, është shprehur Arta Vorpsi para noteres, duke ia dërguar Metës një kopje të deklaratës, e po ashtu, KED dhe Gjykatës Kushtetuese.

Ndërkohë që neni 8 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë përcakton qartë se gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese fillojnë detyrën pasi bëjnë betimin para presidentit të Republikës, e në Kushtetutë nuk ka të shkruar asnjë alternativë tjetër që e bën të ligjshëm betimin.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike arta vorpsi arta vorpsi sfidon metën gjykata kushtetuese me 6 anetare ilir meta arta vorpsi arta vorpsi sfidon metën gjykata kushtetuese me 6 anetare ilir meta

Sondazh

Poll