Bota

Punonjësit e kompanisë ajrore "Lufthansa" do të jenë në grevë tre-ditore

Menaxhmenti i Lufthansa kishte tha të dielën se donte që të arrihet një marrëveshje sa më shpejt të jetë e mundur për të shmangur një grevë tjetër. Ndërsa sindikata Verdi po kërkonte një ofertë të përmirësuar përpara se të kthehet në tryezën e bisedimeve.

27 Shkurt 2024, 19:50 Nga S.N
Punonjësit e kompanisë ajrore "Lufthansa" do të
Kompania ajrore Lufthansa


GJERMANI- Punonjësit e kompanisë ajrore Lufthansa do të jenë në grevë tre-ditore nga nesër deri të premten, ka njoftuar sindikata Verdi. Punëtorët në filialet e grupit Lufthansa Technik, Lufthansa Aviation Training dhe Lufthansa Technical Training , pritet gjithashtu të marrin pjesë në grevë.

Pak kohë më parë si shkak i grevës së punonjësve të kësaj kompanie u anulluan shumë fluturime në Gjermani dhe disa aeroporte nuk funksionuan për 24 orë. Aksioni i ri i grevës u thirr pasi punëdhënësi nuk paraqiti një propozim të përmirësuar për pagën në konsultimet me sindikatat, siç u kërkua në grevën e kaluar nga punonjësit.

Menaxhmenti i Lufthansa kishte tha të dielën se donte që të arrihet një marrëveshje sa më shpejt të jetë e mundur për të shmangur një grevë tjetër. Ndërsa sindikata Verdi po kërkonte një ofertë të përmirësuar përpara se të kthehet në tryezën e bisedimeve.

lufthansa  greve

Sondazh

Poll