Bota

Banka Qendrore e Kosovës pas takimit në Bruksel: Rregullorja e re nuk u kontestua, e nevojshme të jepen sqarime të duhura për dinarin

BQK thotë se në takimin me Lajçak delegacioni i institucionit ka informuar dhe paraqitur argumentet lidhur me Rregulloren për Operacione me Para të Gatshme.

27 Shkurt 2024, 18:39 Nga M.B
Banka Qendrore e Kosovës pas takimit në Bruksel: Rregullorja e re nuk
Banka Qendrore e Kosovës

KOSOVA- Banka Qendrore e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me takimin që e pati delegacioni i lartë i këtij institucioni me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, në Bruksel, dhe me ekipin e Serbisë. BQK thotë se në takimin me Lajçak delegacioni i institucionit ka informuar dhe paraqitur argumentet lidhur me Rregulloren për Operacione me Para të Gatshme.

Deklarata shton se delegacioni i BQK-së ka elaboruar në detaje zgjidhjet e mundshme teknike të transferimit të mjeteve përmes kanaleve bankare dhe me transparencë, për të fasilituar në zgjedhjen e opsionit me të lehtë për procesin e transferimit të mjeteve  në llogaritë e përfituesve (në Euro), në pajtim me rregullativën ligjore në fuqi.

DEKLARATA E PLOTË E BQK:

Delegacioni i lartë i BQK-së takoi përfaqësuesit e BE-së në Bruksel

Një delegacion i lartë i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), mori pjesë në takim me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian në Bruksel, të kryesuar nga Z. Miroslav Lajčák.
Gjatë këtij takimi, delegacioni i BQK-së ka informuar dhe paraqitur argumentet lidhur me Rregulloren për Operacione me Para të Gatshme.

Autoriteti kushtetues dhe ligjor i BQK-së dhe rregullimi i vendosur nga BQK-ja nuk u vu në diskutim apo kontestua nga BE-ja, megjithatë janë ngritur disa brenga për ndikimin e mundshëm te qytetarët tanë të komunitetit serb. Ndaj edhe është vlerësuar e nevojshme pjesëmarrja për të dhënë sqarime të duhura lidhur me këto shqetësime si dhe argumentuar praktikisht mundësitë ligjore dhe teknike ekzistuese të transferimit të mjeteve financiare.

Me tutje, BQK-ja ka elaboruar në detaje zgjidhjet e mundshme teknike të transferimit të mjeteve përmes kanaleve bankare dhe me transparencë, për të fasilituar në zgjedhjen e opsionit me të lehtë për procesin e transferimit të mjeteve në llogaritë e përfituesve (në Euro), në pajtim me rregullativën ligjore në fuqi.

Delegacioni i BQK-së pas këtij takimi, me sugjerimin dhe nën organizimin e BE-së takoi edhe delegacionin teknik të Ministrisë se Financave të Serbisë, ku brenda mandatit të saj paraqiti dhe diskutoi opsionet e paraqitura nga BQK-ja dhe u argumentua mundësia dhe lehtësia e realizimit të tyre në praktikë nëse një vullnet i tillë ekziston nga pala dërguese, pa asnjë ndryshim të kornizës ligjore në fuqi.

banka qendrore e kosovës dinari serb

Sondazh

Poll