Bota

Gabimi i IT-së kushtoi 183 milionë euro/ Punonjësit e Bashkisë së Zyrihut në Zvicër u paguan 2-fish këtë muaj

Banka që menaxhon listën e pagave për punonjësit e bashkisë ka kërkuar falje. Megjithatë, punonjësit janë të detyruar t'ua kthejnë pagën shtesë të paguar, nënvizohet në komunikatë.

27 Shkurt 2024, 18:55 Nga S.N
Gabimi i IT-së kushtoi 183 milionë euro/ Punonjësit e
Foto Ilustrim

ZVICËR- Punëtorët në Bashkinë e Zyrihut në Zvicër morën dy paga për muajin shkurt për shkak të një gabimi të IT-së. "Rreth 30 mijë punonjës janë paguar dy herë të hënën për shkak të një gabimi teknik", tha drejtoria e financave të Zyrihut në një deklaratë për shtyp. Shuma e pagave shtesë arrin 183 milionë euro.

Banka që menaxhon listën e pagave për punonjësit e bashkisë ka kërkuar falje. Megjithatë, punonjësit janë të detyruar t'ua kthejnë pagën shtesë të paguar, nënvizohet në komunikatë. Gabimi erdhi nga softueri i një ofruesi Swisscom, i cili po kryen një hetim për incidentin.

"Shumë punëtorë e trajtuan incidentin me humor," i tha AFP-së sot Claudia Naegeli, menaxhere e komunikimit të qytetit.
Disa kërkuan të dinin nëse kjo ishte një skemë pilot për të paguar një pagë të 14-të, ndërsa të tjerë i shkruanin bankës "Faleminderit. Të lutem bëje sërish!"

paga zvicer

Sondazh

Poll