Bota

Parlamenti Evropian miraton ligjin për restaurimin e natyrës/ Kjo politikë synon ruajtjen e biodiversiteteve, tokave, ujit dhe ekosistemeve

Votimi erdhi pas javësh protestash të fermerëve në të gjithë Evropën, duke përfshirë një protestë jashtë ndërtesës së Bashkimit Evropian në Bruksel ditën e djeshme ku ndodhën incidente .

27 Shkurt 2024, 19:38 Nga S.N
Parlamenti Evropian miraton ligjin për restaurimin e natyrës/ Kjo
Foto Ilustrim

BRUKSEL- Parlamenti Evropian miratoi një ligj të madh për restaurimin e natyrës ditën e sotme, duke kursyer të paktën një pjesë të planeve të mbrojtjes së mjedisit të BE-së pasi protestat e fermerëve shkaktuan një pengesë. Votimi erdhi pas javësh protestash të fermerëve në të gjithë Evropën, duke përfshirë një protestë jashtë ndërtesës së Bashkimit Evropian në Bruksel ditën e djeshme ku ndodhën incidente .

Ndër të tjera, fermerët ankohen për politikat e gjelbra të BE-së, të cilat sipas tyre rezultojnë në burokraci të tepruar. 329 eurodeputetë votuan pro ligjit, 275 votuan kundër dhe 24 abstenuan. Ligji u miratua pavarësisht vendimit të Partisë Popullore Evropiane për ta kundërshtuar atë në minutën e fundit, duke argumentuar se do tu jepte fermerët më shumë burokraci.

Çfarë parashikohet deri në vitin 2030?

Akti për Restaurimin e Natyrës është një pjesë e madhe e legjislacionit mjedisor të BE-së. Ai kërkon që vendet të vendosin masa për restaurimin e natyrës në 1/5 e tokës dhe detit të tyre deri në vitin 2030. Komisioneri i Mjedisit Virginius Sinkevičius tha: Politika është kontributi i prekshëm i BE-së për ruajtjen e biodiversitetit , ekosistemeve të vlefshme , tokave dhe ujit të shëndetshëm para së gjithash për fermerët tanë.

Ai synon të ndryshojë rënien e habitateve natyrore të Evropës , 81 % e të cilave klasifikohen si jo në gjendje të mirë dhe përfshin objektiva specifike, për shembull restaurimin e moçaleve në mënyrë që ato të thithin emetimet e dioksidit të karbonit .
Sidoqoftë, versioni përfundimtar është shumë më i dobët sesa ishte planifikuar fillimisht.

Akti i Restaurimit të Natyrës u përball me reagime të ashpra politike pasi u propozua nga Komisioni Evropian në vitin 2022. Deputetët e qendrës së djathtë ishin përpjekur ta tërhiqnin atë dhe përfundimisht fituan disa ndryshime, duke dobësuar disa pjesë të tij si futja e më shumë pemëve, pellgjeve dhe veçorive të tjera të biodiversitetit në toka bujqësore.
Ligji tani do të duhet të marrë miratimin përfundimtar të vendeve anëtare të BE-së përpara se të hyjë në fuqi. Ky miratim është zakonisht një formalitet dhe pritet të shmangë fatin e politikave të tjera të gjelbra që BE-ja ka tërhequr për të qetësuar fermerët.

Në fillim të këtij muaji, Komisioni Evropian tërhoqi një ligj të propozuar për të reduktuar pesticidet. Deri më tani, këto lëvizje kanë dështuar të shuajnë protestat e fermerëve . Organizatorët e mobilizimeve thonë se problemi nuk janë politikat e gjelbra por duan që BE të marrë masa për të kufizuar importin e lirë të ushqimeve .

parlamenti europian be

Sondazh

Poll