Bota

Prezantuesi i televizionit në Australi dhe partneri i tij gjenden të vrarë, krimi u krye nga oficeri i policisë

 Policia tha se Lamar u dha atyre informacion që i çoi te trupi, i gjetur në një zonë rurale rreth 200 kilometra në jugperëndim të Sidneit. 

27 Shkurt 2024, 18:28 Nga E. D
Prezantuesi i televizionit në Australi dhe partneri i tij gjenden të
Foto ilustruese

AUSTRALI- Policia australiane gjeti sot trupat e ish-prezantuesit Jesse Baird dhe partnerit të tij Luke Davies, të cilët dyshohet se u vranë nga oficeri i policisë, Bow Lamar-Condon. Policia tha se Lamar u dha atyre informacion që i çoi te trupi, i gjetur në një zonë rurale rreth 200 kilometra në jugperëndim të Sidneit. 

"Ne kemi besim se kemi gjetur Luke dhe Jesse," tha shefi i policisë Karen Webb.

Krimi dyshohet se u krye në Paddington, ku u gjet një plumb që përputhej me pistoletën e shërbimit të policit, së bashku me një sasi të konsiderueshme gjaku dhe shenja. Trupat u zbuluan në një fermë në qytetin Bangonia dhe policia gjeti rroba të lyera me gjak, një telefon dhe karta krediti në një kosh në Cronulla, 28 kilometra larg vendit të krimit.

jesse baird luke davies

Sondazh

Poll