Bota

Fundoset anija britanike në Detin e Kuq, marina amerikane i vjen në ndihmë

Shefi ekzekutiv i Blue Fleet Group Roy Khoury tha të hënën se ka një rrjedhje të vogël karburanti të cilën ata po përpiqen ta rregullojnë përpara se ta tërheqin. 

27 Shkurt 2024, 19:22 Nga E. D
Fundoset anija britanike në Detin e Kuq, marina amerikane i vjen në
anija

SHBA- Një anije britanike në Detin e Kuq u godit nga një raketë Houthi në ngushticën Bab al Mandeb të dielën më 18 shkurt. Që nga dita e sulmit, ajo është zhvendosur rreth 70 kilometra në veri. Një paralajmërim lundrimi për anijet e tjera në zonë thotë se Rubymar është pa pilot dhe në lëvizje. 

Pronari i anijes Blue Fleet Group tha për Sky News se marina e SHBA-së është ofruar të ndihmojë në tërheqjen e anijes në portin më të afërt që do ta pranonte atë, por shtoi se negociatat janë në vazhdim.

Shefi ekzekutiv i Blue Fleet Group Roy Khoury tha të hënën se ka një rrjedhje të vogël karburanti të cilën ata po përpiqen ta rregullojnë përpara se ta tërheqin.

24 anëtarët e ekuipazhit u detyruan të braktisin anijen ditën e sulmit. Ekuipazhi ishte nga Siria, Egjipti, India dhe Filipinet. Ata u shpëtuan nga Autoriteti Portual i Xhibutit. Houthis pretenduan javën e kaluar se e kishin fundosur varkën. SHBA, Britania e Madhe dhe aleatët e tjerë kanë kryer sulme ajrore ndaj objektivave ushtarake Houthi në të gjithë Jemenin gjatë muajit të kaluar. Kundërsulmet nuk janë dukur të zvogëlojnë fushatën e luftëtarëve kundër transportit detar në rajon, që sipas tyre është për të treguar mbështetje për palestinezët mbi luftën Izrael-Hamas në Gaza.

houthi

Sondazh

Poll