Bota

"Nuk do të dërgojmë trupa për të luftuar në Ukrainë"/ Shtëpia e Bardhë reagon pas deklaratës së Macron

“Presidenti Biden ka qenë i qartë se SHBA nuk do të dërgojë trupa për të luftuar në Ukrainë”, tha zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare Adrienne Watson, duke shtuar se presidenti beson se rruga drejt fitores kërkon ndihmë ushtarake.

27 Shkurt 2024, 19:23 Nga S.N
"Nuk do të dërgojmë trupa për të luftuar në
Foto Ilustrim


SHBA- Shtëpia e Bardhë tha se SHBA-ja nuk do të dërgojë rupa për të luftuar në Ukrainë, pas deklatatës së Emmanuel Macron për dërgimin e trupave të NATO-s në Ukrainë. Deklarat e Macron shkaktoi reagime të forta ndërkombëtare.

“Presidenti Biden ka qenë i qartë se SHBA nuk do të dërgojë trupa për të luftuar në Ukrainë”, tha zëdhënësja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare Adrienne Watson, duke shtuar se presidenti beson se rruga drejt fitores kërkon ndihmë ushtarake. Por aktualisht ndihma e përcaktuar prej 65 milardë dollarësh për Ukrainën po bllokohet nga Republikanët, edhe pse Biden shpreson se do ta arrijnë miratimin e tyre.

Biden po takohet me ligjvënës të lartë në Shtëpinë e Bardhë për të diskutuar çështjet e financimit, duke përfshirë ndihmën për Ukrainën. Mbrëmë Macron tha se dërgimi i trupave perëndimore në fushat e betejës së Ukrainës në të ardhmen nuk mund të përjashtohet.

Duke reaguar sot, shumë vende evropiane e përjashtuan një mundësi të tillë. Kremlini ka paralajmëruar se konflikti midis Rusisë dhe NATO-s do të jetë i pashmangshëm nëse vendet anëtare të NATO-s dërgojnë trupa për të luftuar në Ukrainë.

shba emmanuel macron shtepia e bardhe

Sondazh

Poll