Bota

"Beogradi tregoi vendosmëri të plotë", Petkoviç pas takimeve në Bruksel: Zgjidhja për dinarin duhet gjetur në nivel politik

Petkoviç tha se takimi tregoi se vendimi i BQK-së nënkupton zgjidhje në nivel politik.

27 Shkurt 2024, 18:12 Nga r.ll
"Beogradi tregoi vendosmëri të plotë", Petkoviç
petar petkoviç

BRUKSEL -Përfaqësuesi i Serbisë për dialogun me Kosovën, Petar Petkoviç, pas përfundimit të takimit të sotëm në Bruksel, tha se delegacioni serb ka vepruar me përgjegjësi, të arsyetuar dhe vendosmëri në bisedime.

Ai u tha gazetarëve se fakti që ndodhet në Bruksel, ndryshe nga kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, tregon sipas tij vendosmërinë e Beogradit për zgjidhjen e problemeve me dialog. Petkoviç tha se takimi tregoi se vendimi i BQK-së nënkupton zgjidhje në nivel politik.

“Prandaj kam qenë këtu, e jo Bislimi. Pasojat e një vendimi të tillë janë politike. Është e vërtetë që dinari nuk është diskutuar kurrë në dialog deri më tani, por duke pasur parasysh se vendimi” i BQK-së “prek drejtpërdrejt serbët, sigurisht që do të diskutohet në Bruksel”, tha Petkoviç.

Sipas tij, është e rëndësishme të tregohet vendosmëria e plotë, prandaj delegacioni i Beogradit erdhi në përbërje të plotë dhe theksoi pasojat shkatërruese të vendimit për dinarin.

petar petkoviç dialogu kosove-serbi bruksel

Sondazh

Poll