Politike

A i druheni dënimit? Balliu: Këtu ndodh gjithçka! Avokati: Jo jo, s’ka prova e jo më dënim (VD)

14 Nëntor 2019, 09:15 Nga DOSJA
A i druheni dënimit? Balliu: Këtu ndodh gjithçka! Avokati: Jo

TIRANË– Ish-deputeti Klevis Balliu është shprehur se përpara gjykatës e ka dërguar kryeministri Edi Rama dhe jo ligji. Në deklaratën për mediat para Prokurorisë ku u paraqit pasi u mor i pandehur për përplasjet në Astir, Balliu tha se nëkë vend nuk hynë në punë provat.

I pyetur nga gazetarët nëse i druhet ndonjë dënimi, ish-deputeti tha se në këtë vend mund të ndodhë gjithçka. Por këtu ia pret fjalë avokati i tij, i cili u shpreh se nuk ka asnjë lloj prove dhe rrjedhimisht nuk mund të ketë prova.

Gazetari: A i druheni ndonjë dënimi?

Klevis Balliu: Këtu ndodh gjithçka…

Avokati: Jojo, s’ka asnjë lloj prove dhe s’ka dënim këtu…

Klevis Balliu: Këtu nuk bëhet fjalë për prova sepse këtu nuk na sjell ligji por Edi Rama….

Ish-deputeti Klevis Balliu është marrë i pandehur pasi akuzohet për kundërshtim të forcave të policisë dhe për tubime të paligjshme.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike klevis balliu merret i pandehur klevis balliu përplasjet e astirit 12 nëntor klevis balliu merret i pandehur klevis balliu përplasjet e astirit 12 nëntor

Sondazh

Poll