Politike

Lirohet banori i Astirit, merret i pandehur Balliu, ish-deputeti premton publikimin e skandaleve: Sot do mësoni hajdutët e Una

14 Nëntor 2019, 09:25 Nga DOSJA
Lirohet banori i Astirit, merret i pandehur Balliu, ish-deputeti premton

TIRANË– Shkëlzen Sadikaj, një nga banorët e Astirit që u vu në pranga para tre ditësh gjatë aksionit të IKMT-së është liruar nga qelia. Sadikaj akuzohej për kundërshtim të forcave të policisë, ndërkohë që Gjykata ka marrë sot vendimin për tëa lënë atë të lirë.

Nga ana tjetër, ish-deputeti Klevis Balliu është marrë i pandehur pas tensioneve që ndodhën në zonën e Unazës së Re para dy ditësh. Ish-deputeti u paraqit në Prokurori bashkë me avokatin e tij në orën 09:30 të mëngjesit të sotëm, pasi akuzohet për kundërshtim të forcave të policisë dhe për tubime të paligjshme.

Pasi doli nga Prokuroria, Balliu dha një prononcim për mediat, para të cilave premtoi se sonte në darkë do të zbulojë skandale të mëdha, që sipas tij do të nxjerrin hajdutët e vërtetë të Unazës së Re.

Jashtë prokurorisë, Balliu u shpreh se në gjyq sot të sjell Edi Rama dhe se sonte në darkë do të publikojë dokumente të rëndësishme.

Biseda me gazetarët

Klevis Balliu: Sonte në darkë do t’ju zbuloj dokumentat…Po bëhet një zgjerim në mënyrë që oligarkët të ndërtojnë pallatet e tyre.

Gazetarja: Ku në darkë…

Balliu: Ç’rëndësi ka tani…do ta shikoni, do jua tregoj unë…

Pjesë nga fjala e Balliut

Atje po bëhet një zgjerim, do ndërtohen pallatet e oligarkëve. Shqetësimi im sot është me banorët me qytetarët e dhunuar. Është me Shkëlzen Sadikajn që në orën 11:30 ka gjyqin dhe të gjithe banorët do të jenë tek Gjykata Penale.

Dy ditë më parë mori fund qëndresa e banorëve të Unazës së Re, të cilët kishin nisur protestat, para më shumë se një viti. Beteja finale e tyre me policinë u zhvillua në orët e para të mëngjesit të djeshëm, por edhe pas qëndrerës së tyre ata nuk mund të mbronin shtëpitë. IKMT-ja në pak orë, e mbështetur nga forcat e Policisë, shembi 33 banesa, ku pati edhe 12 persona të lënduar.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike klevis balliu merret i pandehur klevis balliu përplasjet e astirit 12 nëntor klevis balliu merret i pandehur klevis balliu përplasjet e astirit 12 nëntor

Sondazh

Poll