Sport

Zbulohet shtëpia e ardhshme e Kylian Mbappes në Madrid…

Ndërsa Kylian Mbappé po shkon drejt Real Madridit, çështja e akomodimit të tij të ardhshëm po shqetëson Spanjën...

27 Shkurt 2024, 11:00 Nga DOSJA

Zbulohet shtëpia e ardhshme e Kylian Mbappes në Madrid…

SPANJE - Për pak më shumë se dy javë, PSG është paralajmëruar për të ardhmen e Kylian Mbappé. Djali nga Bondy ka bërë me dije se ai nuk do të vazhdojë kontratën me klubin parizien dhe do të largohet i lirë në fund të sezonit.

Padyshim ky lajm shoqërohet me një tjetër trend shumë të fortë. Nëse situata nuk ndryshon, ose nuk është e pamundur të arrihet një marrëveshje kontraktuale, përflitet se Kylian Mbappe po shkon drejt Real Madridit, për t'iu bashkuar një prej klubeve të ëndrrave të tij, pas shtatë sezonesh në Paris.

Shtëpi në ndërtim në Moraleja…

Dhe nga ana spanjole, një pyetje po shqetëson tani mediat: ku do të vendoset Kylian Mbappé, pasi të finalizohet nënshkrimi i tij në Madrid? Pak ditë më parë, shtypi iberik zbuloi se Sergio Ramos i kishte ofruar Kylian Mbappés për të blerë shtëpinë e tij. Që atëherë nuk është konfirmuar. 

Nga ana e COPE, ka edhe emocione për këtë çështje, me gazetarin Siro Lopez që zbulon, se një shtëpi është aktualisht në ndërtim e sipër në lagjen luksoze Moraleja, ku tashmë jetojnë disa lojtarë të Real Madridit. Shtëpi e ndërtuar nga një arkitekt shumë i famshëm në Spanjë. Prandaj, ky projekt i pasurive të paluajtshme mund të lidhet me një Kylian Mbappé. Hamendësimet vazhdojnë...

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll