Politike

Datë zgjedhjesh për Vorën e Shkodrën? Meta shmanget: Kemi gjëra më të rëndësishme (VD)

13 Nëntor 2019, 20:24 Nga DOSJA
Datë zgjedhjesh për Vorën e Shkodrën? Meta shmanget: Kemi

TIRANË- Ilir Meta ka zgjehdur që të mos përgjigjet në lidhje me dekretimin e datës së zgjedhjeve në Bashkinë Vorë dhe Shkodër, që janë ende pa një kryetar.

Konferecnën për mediat, Meta tha se “kemi gjëra më të rëndësishme”, duke iu referuar ndërtimit të Gjykatës Kushtetuerse.

Presidenti ishte sot këtu për t’iu treguar se nuk ka gjë më të rëndësishme gjatë këtyre dy vite, dhe një vit si kryetar Kuvendi. Kemi çështje më të rëndësishme ndërtimin e Gjykatës Kushtetuese sipas Kushtetutës”, ishte kjo përgjigja e Metës.

Presidenti Meta ka dalë sot në një konferencë për mediat. Meta dha shpjegimet për emërimin e Xhaferllarit në GJK dhe tha se kanditatura e saj ishte paragjykuar. Kreu i Shtetit sulmoi kryetarin e KED, Ardian Dvoranin, dhe maxhorancën ku i akuzoi për shkelje të Kushtetutës. Presidenti tha se Dvorani ka bërë veprime mafioze dhe lojëra me kandidaturat për në GJK. Kritika të forta pati dhe për ambasadorët, ku një pjesë të tyre i quajti të korruptuar.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ilir meta meta konference 13 nentor 2019 zgjedhje ne shkoder e vore ilir meta meta konference 13 nentor 2019 zgjedhje ne shkoder e vore

Sondazh

Poll