Aktualitet

Video/ Përmbytet Himara, deti futet brenda bizneseve dhe shkatërron gjithçka, banorët: Qeveria e ka fajin, hoqi bordurën

14 Nëntor 2019, 07:57 Nga DOSJA
Video/ Përmbytet Himara, deti futet brenda bizneseve dhe shkatërron

HIMARË– Shëtitorja në Himarë është përmbytur krejtësisht si pasojë e motit të keq dhe shirave të shumtë. Sië shihet edhe në fotot e videon e siguruar nga Dosja.al, nga erërat e forta deti është afruar shumë pranë ndërtesave që ndodhen në breg duke shkatërruar gjithëka para tyre.

 

 

Pemët janë thyer, vazot janë copëtuar por edhe tendat që kanë të vëna përpara lokalet buzë detit janë prishur dhe rrezikojnë të bien pasi gjithë uji është future brenda.

Nga një zonë turistike, Himara është kthyer në një vend të pushtuar nga stuhia dhe për këtë gje banorët e zonës ja vënë fajin qeverisë. Ata theksojnë se qeveria ka hequr bordurën që mbante dallgët në momentin që moti ishte me erera të forta dhe shi.

Tashmë që bordura nuk është pasojat janë të dukshme. Një ditë më parë Shqipëria u zgjua nga një mot i furishëm me erera të forta dhe shi. Bllokime rrugësh dhe përmbytje pati në rrethin e Krujës, në fshatin Murqinë. Ndërkohë pothuajse në të gjitha rrethet pati probleme me shkëputjen e energjisë elektrike.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet moti i keq ne shqiperi permbytet himara moti i keq ne shqiperi permbytet himara

Sondazh

Poll