Sport

Lukas Podolski, tregon biznesin e tij me mbi 30 dyqane në të gjithë Gjermaninë!

Sot, sipas të përditshmes spanjolle “Marka”, gjashtë vjet pasi hapi restorantin e parë “Mangal qebap”, Podolski zotëron 30 restorante në të gjithë Gjermaninë dhe falë këtij biznesi ka rritur vlerën e biznesit në më shumë se 207 milionë euro.

26 Shkurt 2024, 17:26 Nga DOSJA
Lukas Podolski, tregon biznesin e tij me mbi 30 dyqane në të

GJERMANI - Futbollisti i njohur gjerman, Lukas Podolski, kohët e fundit, ka arritur suksese edhe më tëe mëdha se sa ato të fushave të futbollit. Ish-futbollisti i Këlnit, Bajernit, Arsenalit, Interit, Galazasaray-t, Vissel Kobe-s dhe Antalias, tani luan për Gornikun e Polonisë dhe biznesin që ka nisur në vitin 2015 po e bën sot në mënyrë fenomenale.

Ai luajti për Galatasaray nga viti 2015 deri në vitin 2017 dhe qëndrimi i tij në Stamboll i shërbeu si motivim për të hapur një restorant të ushqimit të shpejtë, apo kebap.

Sot, sipas të përditshmes spanjolle “Marka”, gjashtë vjet pasi hapi restorantin e parë “Mangal qebap”, Podolski zotëron 30 restorante në të gjithë Gjermaninë dhe falë këtij biznesi ka rritur vlerën e biznesit në më shumë se 207 milionë euro.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Mangal Döner by LP10 (@mangal_doener)

“Nëse porosisni diçka në McDonald's, do të paguani njësoj si në restorantet e mia... Ose edhe më shumë... Megjithatë, ushqimi juaj do të jetë i mirë, sepse nuk i mungon cilësia ”, thotë futbollisti. Suksesin më të madh në karrierë Podolski e arriti në vitin 2014, kur me kombëtaren gjermane doli kampion bote.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll