Bota

Kancelari gjerman përsërit qëndrim e tij: Alexei Navalny u vra nga regjimi rus

"Unë, si gjithë të tjerët, besoj se ishte regjimi që e vrau atë," tha Olaf Solz, duke iu referuar opozitarit rus Alexei Navalny në një intervistë me agjencinë gjermane të lajmeve dpa. “Rusia është një diktaturë. Dhe vdekja e Navalny-t është pasojë e një diktature”, shtoi kancelari, por nuk vlerësoi nëse ngjarja do të dobësojë apo forcojë opozitën ruse.

26 Shkurt 2024, 17:09 Nga S.N
Kancelari gjerman përsërit qëndrim e tij: Alexei Navalny u vra
Olaf Scholtz

GJERMANI- Kancelari gjerman përsërit qëndrimin e tij për vdekjen e opozitarit rus Alexei Navany. Ai thotë se atë e vrau regjimi rus, duke e përshkruar Rusinë si një diktaturë. Ai gjithashtu hodhi poshtë përsëri mundësinë e përfshirjes së NATO-s në luftën në Ukrainë dhe bëri të qartë se Berlini nuk do të miratonte ende dërgimin e raketave Taurus në Kiev, shkruajnë mediat e huaja.

"Unë, si gjithë të tjerët, besoj se ishte regjimi që e vrau atë," tha Olaf Solz, duke iu referuar opozitarit rus Alexei Navalny në një intervistë me agjencinë gjermane të lajmeve dpa. “Rusia është një diktaturë. Dhe vdekja e Navalny-t është pasojë e një diktature”, shtoi kancelari, por nuk vlerësoi nëse ngjarja do të dobësojë apo forcojë opozitën ruse.

Scholtz vuri në dukje se është e qartë se të gjithë ata që janë në opozitë kanë nevojë për shumë guxim. Ai theksuar se “presidenti rus dhe ata që e mbështesin politikisht tani janë shumë të frikësuar”. Kjo tregohet me faktin se në fund u përjashtua kandidati i vetëm për president nga opozita.

I pyetur për kërkesën e Ukrainës për dorëzimin e raketave Taurus, Scholz iu referua rrezikut të interpretimit si përfshirje e Gjermanisë në luftë: “Ne nuk duhet të lidhemi në asnjë moment me qëllimet që arrin ky sistem”, tha ai. “Unë jam i habitur që disa njerëz nuk janë të prekur fare, ata as që mendojnë nëse kjo që po bëjmë mund të shihet në njëfarë kuptimi si pjesëmarrje në luftë”, shtoi Scholtz, duke iu referuar indirekt opozitës.Opozita është duke bërë thirrje për dërgimin e menjëhershëm të raketave në Ukrainë.

olaf scholz gjermania rusia

Sondazh

Poll